UBT News

Lëshonin teste fals COVID, arrestohet pronari i laboratorit dhe dy persona tjerë në Gjakovë

Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar sot pronarin e një laboratori dhe dy persona të tjerë nën dyshimet për falsifikim të testeve për koronavirus.

Siç thuhet në njoftim, pronari i laboratorit me inicialet A.SH. ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumenteve ndërsa të dyshuarit me iniciale N.SH. dhe S.P. kanë kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar.

Pas intervistimit është njoftuar Prokurori kompetent për të gjitha veprimet e ndërmarra dhe ndaj të dyshuarit A.Sh. lëshon aktvendim për ndalim 48 orë, ndërsa për të dyshuarit N.SH. dhe S.P. vendos të lirohen në procedurë të rregullt. 

Exit mobile version