Është përuar projekti i rezonancës magnetike në Spitalin Regjional të Prizrenit me vlerë gati një million euro.
Kjo rezonancë magnetike do të ju shërbejë qytetarëve për të kryer shërbime cilësore, si dhe synohet eliminimi i listave të gjata të pritjes.
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se si qeveri janë duke u angazhuar për rritjen e shërbimeve cilësore, për të cilat tha se investimet nuk janë të përqendruara vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat e Kosovës./UBTNews/