Në UBT ishte prezent kostumografia, make-up artistja dhe skenografja e njohur Leonora Mehmeti, e cila zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Dizajn i Integruar dhe Fakultetit Aktrim.
Gjatë kësaj ligjërate, Leonora Mehmeti ndau përvojën dhe njohuritë e saj në fushën e kostumografisë, make-up-it dhe skenografisë, duke ndihmuar studentët të kuptonin më mirë thellësinë dhe rëndësinë e këtyre aspekteve në krijimtarinë artistike.
Ky ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyeshme për studentët për të marrë inspirim nga një profesioniste e njohur në fushën e dizajnit dhe artit teatral.
Vlen të theksohet se UBT dhe studentet nga Dizajni i Integruar: Anila Gashi dhe Alma Salihu kanë bashkëpunuar me Leonora Mehmetin në pjesën e kostumografisë.
Leonora Mehmeti, profesionin si kostumografe, make-up artiste dhe skenografe e filloi qysh në kohën e studimeve në vitin 2006 në Akademinë e Arteve, ku përfundoi programet BA dhe MA në degën e Skulpturës. Nga ajo kohë, ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme të kinematografisë, duke përfshirë filma vendorë dhe ndërkombëtarë, shfaqje teatrale, seriale vendore dhe reklama televizive.
Leonora ka marrë pjesë në më shumë se 23 filma të metrazhit të shkurtër, duke përfshirë filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, i cili u nominua për Oscar në vitin 2015, ku ajo ka mbajtur pozicionin e Production Designer. Ndër projektet tjera janë filmi “Tisa” i regjisorit Valter Lucaj, “Kanarinët e Dinë” të regjisores Kaltrina Krasniqi, “Kati 3t” i regjisores Blerta Basholli, “Nanë” i regjisores Val Jashari, “Cheers” i Norika Sefes, “Home” i regjisorit Daniel Mulloy, “Sign” i Erblin Nushit, “Kofja e Zbrazt” e Antoneta Kastratit, “Odysse of You”, etj.
Po ashtu, ka kontribuar në 17 filma të metrazhit të gjatë, projekte kombëtare në bashkëpunim me coproduksione ndërkombëtare. Filmi i fundit, “The Odyssey of Joy” (2024), i regjisorit Zgjim Terziqi, ka Profucente Valmira Hysenin dhe është një coproduksion me MonBallon France, ku Leonora ka pasuar rolin e Art Director (Kostumografi dhe Skenografi). Gjithashtu, ka kontribuar në më shumë se 10 seriale televizive dhe reklama televizive, duke përfshirë “Kosovo the young Europeans” në bashkëpunim me Kadishzon Production Telavin nën idenë e Saatchi & Saatchi, si dhe reklama në bashkëpunim me produksione të tjera dhe spotet muzikore në bashkëpunim me Supercut Studio, etj.