UBT News

‘Leonardo’, roboti që fluturon dhe ec

Një grup studiuesish në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni (Caltech) kanë krijuar një robot me dy këmbë që kryen funksionin e ecjes dhe fluturimit. Ekipi pretendon se krijimi i tyre i fundit nuk është vetëm i shkathët, por edhe i aftë për lëvizje komplekse.

I quajtur Leonardo, ky është roboti i parë i cili për të ecur shfrytëzon këmbët që fuqizohen nga shumë kyçe dhe helika, të cilat kontrollojnë balancimin e tij.

Ky robot duhet të testohet akoma në ambiente të tjera, ndërkohë që inxhinierët thonë se në të ardhmen mund të shfrytëzohet për kryerje të punëve në ambiente të rrezikshme.

Projekti filloi fillimisht në verën e vitit 2019. Ekipi planifikon të përmirësojë më tej performancën e LEO-s, duke ndryshuar modelin e këmbëve për të mbajtur më shumë peshë dhe duke e pajisur robotin me një algoritëm të uljes me dron që do të lejonte atë të vendosë vetë nëse duhet të ecë, fluturojë ose t’i kombinojë që të dyja për të arritur nga një vend në tjetrin./UBTNews

Exit mobile version