UBT News

Lenjani: Efektet e vaksinës antiCOVID mund të zgjasin deri në 12 orë

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani tha se pandemia e ka penguar shërbimin emergjent, për shkak se aty trajtohen pacientët me lëndime nga më të ndryshmet. Ai tha se Klinika Emergjente iu ka dhënë prioritet të gjitha rasteve si goditjet në tru, zemër, gjendjeve aksidentale etj.

Mes tjerash, Lenjani shtoi se mund të ketë ndëshkime për mjekët të cilët dërgojnë pacientin pa ndonjë kriter në nivelin e shërbimit dytësor.

Kurse sa i përket vaksinës antiCOVID, Lenjani në një intervistë për EkonomiaOnline tha se marrja e vaksinës mund të ketë efekte të përgjithshme si të një gripi sezonal me kokëdhimbje, gjë e cila mund të zgjasë deri në 12 orë.

Ndërsa, ai apeloi te personat që kanë probleme me zemër, tru, enë të gjakut dhe sëmundje të mushkërive të konsultohen me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vije te ndonjë ndërlikim.

“Mirëpo këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert, i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim. Por mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”, deklaroi ai.

Sot në Kosovë nis procesi i vaksinimit për personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike.

Exit mobile version