Jo vetëm për gatim, qepët mund t’i përdorni mirë edhe jashtë kuzhinës. Megjithëse kanë erë karakteristike që për disa edhe nuk preferohet duket se me anë të vlerave te tyre kanë gjetur vend edhe në trajtimet e bukurisë.
Shpesh përdoret si një kurë natyrale për të rritur flokët e për t’i bërë ata më të shëndetshëm.
Por, a është vërtetë efektiv përdorimi i lëngut të saj në flokët tuaj?
Çfarë thonë ekspertët?
Studimet e të dhënat për këtë çështje janë të pakta, disa të dhëna domethënëse ekzistojnë, një studim zbuloi se aplikimi i rregullit i lëngut të qepës në rrënjët e flokëve ndihmon në rritjen e tyre. Pjesëmarrësit përdorën lëng qepe për të lyer flokët dy herë në ditë.
Nga 23 pacientë që aplikuan trajtimin, 20 pësuan rigjenerim të flokëve pas 2 muajsh përdorimi, 10 të tjerë panë rigjenerim të plotë të flokëve pas 6 muajsh.
Ka vend për diskutim e studimet nuk janë të plota, por mendohet se ai që ndihmon është squfuri. Qepët kanë sasi squfuri në to gjë që ndihmon edhe në rritjen e flokëve, duke rritur qarkullimin e duke ulur inflamacionin si dhe rrit prodhimin e kolagjenit në kokë.
Këto veti sulfurike ndihmojnë në rigjenerimin e flokëve, parandalojnë rënien, kjo veçanërisht tek njerëzit që kanë mungesë mineralesh në organizëm.
Mund të luftojë thinjat
Ndërsa plakemi, radikalet dëmtojnë flokët duke shkaktuar humbje të dendësisë së tyre si dhe humbje të pigmentit e lindin thinjat. Squfuri duke rritur prodhimin e kolagjenit lufton radikalet e lira duke lënë një efekt parandalues për thinjat.
Lufton problemet me skalpin
Për shkak se lëngu i qepës është antinflamator natyral, mund të përdoret për të trajtuar skalpin e irrituar të kokës, ekstrakti i qepës i aplikuar pati efekte në shërimin e skalpit me probleme. Eekspertët nuk janë të sigurt mbi efikasitetin 100% lëngu në rritjen e flokëve a daljen e flokëve të rinj.
Gjithsesi duke qenë një trajtim me bazë natyrale gjithsecili mund ta provojë duke lënë mënjanë bezdinë e aromës së qepës.
Si ta përdorni?
Mjafton të qëroni katër qepë ta prini në copa të vogla e më pas t’i shtypni për t’i nxjerrë lëngun, ose mund ta shtrydhni dhe të merrni lëngun për ta aplikuar më pas në të gjithë zonën e skalpit të kokës me lëvizje rrethore. Lëreni në kokë derisa të thahet e më pas mund ta shpëlani.
Ky trajtim duhet përdorur për disa muaj rresht ndaj për të mposhtur erën mund të shtoni disa pika vaj esencial rozmarine, livandë apo trëndafili.