Studimet në Singapor, të zhvilluara në më shumë se 60 500 persona brenda 14 viteve, kanë zbuluar se konsumimi i dy ose më shumë e pijeve të gazuara në ditë, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri deri në 87%
Studiuesit rekrutuan më shumë se 60,500 njerëzish, si pjesë e studimit të Singapore Chinese Health study. Karcinoma e pankreasit është një prej llojeve malinje të karcinomës, duke marrë parasysh se gjasat e mbijetesës pesë vite nga momenti i diagnostifikimit janë vetëm 5%.
Incidenca e kancerit të pankreasit lidhet edhe me një varg faktorësh, si jeta e parregullt, konsumimi i kalorive të mëdha, pirja e duhanit dhe ulja e aktivitetit trupor, të cilat po ashtu janë në të njëjtin grup me konsumimin e pijeve të gazuara.
Një prej mekanizmave që llogariten si përgjegjës për kancerogjenezën është edhe stimulimi i qelizave të pankreasit me vlera të larta të sheqerit në gjak, ndërsa fakti se pijet e gazuara stërmbushin organizmin me sheqerna të dëmshëm, është i pamohueshëm.
Pijet e gazuara, edhe nëse premtojnë pak sheqer, përmbajnë kimikate që shkatërrojnë organizmin. Problemi me to është që janë vatër shqetësimesh për organizmin se gjenden sasi e madhe përbërësish të dyshimtë dhe kimikate, si aspartami, BPA (bisfenol A), ngjyrues kimik.
Aspartami – Substancë 200 herë më e ëmbël se sheqeri. Është i rrezikshëm se shkakton marramendje, humbje kujtese, diarre, migrenë, dhimbje të rregullta koke dhe luhatje humori. Bisfenoli A është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen.
Për shkak të formës si estrogjen, BPA lidhet me receptorët e estrogjenit ndikon në proceset trupore, si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë e riprodhimi. Ngjyruesi artificial është kancerogjen, prodhohet nga ngrohja e sheqerit me amoniak. Brenda këtij ngjyruesi gjendet një kimikat me emrin 4 Mel që është në listën e përbërësve që duhen shmangur. /UBT News/