UBT News

Lëngjet e frutave dhe perimeve të shtrydhura: Tri këshilla për rezultate optimale

Të njohura edhe si smoothies, lëngjet e perimeve dhe frutave të shtrydhura, janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme. Por është e rëndësishme të njohësh kombinimet e përbërësve më të mirë dhe në këtë artikull do t’ju propozojmë tri receta interesante.

Duke qenë se këto lëngje janë vegane, janë një opsion i shëndetshëm për t’i siguruar organizmit vitaminat dhe kripërat minerale të nevojshme. Por për të përgatitur një lëng vegan nuk mjafton të marrësh disa fruta e perime dhe t’i vendosësh në frulator.

Ky është një gabim që bëjnë shumë njerëz kur vendosin t’i përkushtohen një diete më të shëndetshme. Dhe shpesh për këtë arsye, e braktisin këtë ritual të mirë. Është e vështirë të marrësh një rezultat të shijshëm duke i kombinuar përbërësit pa i njohur.

Për këtë arsye, po ju prezantojmë disa këshilla për të zgjedhur përbërësit idealë për lëngjet tuaja vegane.

  1. Lëngjet e frutave dhe perimeve dhe ngjyrat e përbërësve

Një nga mënyrat më të thjeshta për të përgatitur lëngje vegane konsiston në përzierjen e përbërësve të së njëjtës ngjyrë. Për shembull: mollë e kuqe, shalqi dhe luleshtrydhe.

Gjithashtu, provoni të luani me sasinë e secilit prej përbërësve. Do të përftoni shije dhe konsistenca të ndryshme. Edhe nëse shtoni ujë për të holluar pak lëngun tuaj, mos e teproni me sasinë. Mund të shtoni numrin e përbërësve.

Cilat janë ngjyrat më të përdorura për lëngjet e frutave dhe perimeve të shtrydhura? Kryesisht e kuqja, e verdha dhe jeshilja. Kur të keni fituar familjaritet me këto grupe ngjyrash, mund të filloni të integroni përbërës të tjerë.

Kështu do të ndryshojë pamja dhe shija finale e lëngut tuaj. Ja disa konstatime rreth çdo grupi ngjyrash:

Jeshile. Në përgjithësi këto lëngje përmbajnë më shumë sasi perimesh se sa frutash.

Të kuqe. Normalisht përmbajnë më shumë fruta se sa perime.

Të verdha. Janë të përbëra nga një sasi e ekuilibruar perimesh dhe frutash.

2. Përzieni përbërësit në bazë të shijes

Po ju prezantojmë një tjetër opsion për të zgjedhur përbërësit e lëngjeve tuaja: sipas shijes dominonte.

Preferoni një pije me shije agrumesh ose një lëng të ëmbël? Duhet të zgjidhni përbërësit më të përshtatur. Për shembull, një lëng agrumesh mund të përmbajë portokall, limon, por edhe luleshtrydhe.

Frulato ose lëngje agrumesh. Përbërësit më të përdorur janë portokalli dhe limoni. Por mund t’i përgatisni edhe me maracuja, ananas, mandarina, qitro.

Frulato të ëmbla. Përbërësi bazë është banania e cila mund të kombinohet me mollë, dardhë ose mango.

Frulato miks. Edhe në këtë rast, banania është baza e përgatitjes. Më pas mund të shtoni avokado, kakao pluhur, kikirikë ose thjesht dardhë apo mollë.

Evitoni kombinimin e frutave me përmbajtje acide me ato të ëmbla. Duke u kombinuar mes tyre, ato nuk i japin një shije të mirë lëngut.

Veç të tjerash, kur përgatisni lëngjet vegane të frutave dhe perimeve, zgjidhni përbërës të stinës. Jën më të freskët, më të ushqyeshëm dhe ekonomikë.

3. Lëngjet e frutave dhe perimeve dhe elementet ushqyese

Zgjedhja e përbërësve të lëgnjeve sipas elementeve ushqyese që përmbajnë është një prej formave më të shëndetshme për të integruar këto lëngje në dietën tuaj. Në fakt, përmbajtja e lartë e vitaminave, mineraleve dhe fibrave të këtyre lëngjeve, ka shumë benefite për organizmin.

Kështu që nëse dëshironi të merrni një sasi më të madhe të këtyre elementeve, vlerësoni se cilët janë përbërësit më të përshtatshëm.

Siç e patë edhe më lartë, në lëngjet vegane nuk është i pranishëm qumështi me origjinë shtazore, por ka shumë alternativa vegjetale si: uji, çaji, qumështi i tërshërës, bajameve e kokosit. Provoni të përzieni një frulato bananesh dhe papaja me një pije vegjetale: do të ndjeni të gjithë ëmbëlsinë e frutave.

Si përfundim, të gjitha lëngjet vegane mund të jenë vërtet të shijshme nëse zgjidhet me kujdes kombinimi mes përbërësve./neps.al

Exit mobile version