Përbërësit pikantë të kësaj pije ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe ngrohin trupin gjatë ditëve të ftohta të vitit.
Po ashtu, agrumet e përdorura në këtë recetë mundësojnë vitaminën C, thelbësore për imunitetin.
Ndërsa hudhra dhe mjalti ofrojnë mbështetje antibakteriale.
Kjo pije do të qetësojë gjithashtu dhimbjen e fytit dhe do t’ju pastrojë sinuset.
AgroWeb.org ju sugjeron përgatitjen e këtij gumbulli të fuqishëm përbërësish sapo të vijë sezoni i të ftohtit dhe gripit.
Edhe pse më poshtë do të gjeni metodën e përgatitjes së këtij lëngu, në të vërtetë ju mund të eksperimentoni edhe vetë me përbërësit sipas shijes tuaj.
Ju mund të dyfishoni sasinë e specit djegës dhe shtoni të gjitha farat e tij. Ose të shtoni akoma më shumë hudhër dhe xhenxhefil, për një dozë më të lartë agjentësh anti-inflamatorë.
Receta
Përbërësit
1/4 filxhan hudhër të grirë
1/4 filxhan xhenxhefil të grirë
2 speca djegës të thatë ose të freskët, të grimcuar
1 lugë çaji turmerik, i bluar ose grirë
1/2 lugë çaji piper i zi
1 portokall
1 limon
Uthull molle
Përgatitja
Në një kavanoz të pastër, bashkoni hudhrën, xhenxhefilin, specin djegës, shafranin e Indisë dhe piperin.
Shtrydhni portokallin edhe limonin dhe shtoni në përzierje lëkurat e tyre.
Përziejini mirë përbërësit dhe më pas shtypni për të nxjerrë sa më shumë aromë të jetë e mundur.
Hidhni uthull molle derisa të mbulohen plotësisht lëndët e ngurta, por mos e mbushni kavanozin deri në buzë.
Nëse kapaku i kavanozit tuaj është prej metali, mbulojini buzët e tij me një letër kuzhine e më pas mbylleni kapakun fort.
Kjo bëhet për të parandaluar që metali të bashkveprojë me uthullën.
Transferojeni kavanozin në frigorifer dhe lëreni për të paktën 12 orë.
Ju gjthashtu mund ta transferoni kavanozin në një zonë të freskët dhe të errët në kuzhinë, si për shembull në dollap.
Lëreni kavanozin përmbys dhe tundeni butësisht një herë në ditë për tre javë.
Pas peridhës së caktuar, largoni përbërësit e ngurtë dhe shtoni mjaltë për shije.
Konsumoni nga një lugë gjelle ose gjysëm luge gjelle me lëng çdo mëngjes, ose sa herë që nuk ndiheni mirë.
Këshilla
Këshillohet që pijen ta konsumoni brenda 1 muaji.
Sigurohuni që kavanozi juaj të ketë një kapak hermetik dhe të jetë i pastruar mirë./Agroweb