UBT News

Lëng luleshtrydhesh kundër kolesterolit dhe pro zemrës

Lëngu i luleshtrydheve përmban një pasuri vlerash unike shëndetësore dhe mbart veti dhe funksione mjaft të dobishme për trupin e njeriut.

Studiuesit kanë analizuar efektet e lëngut të luleshtrydheve në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë dalë në disa përfundime shumë të rëndësishme. Ato përmbajnë substanca natyrale të cilat luajnë rol mirëbërës në organizëm.

Këto substanca me bazë proteinike sjellin kombinim të fuqive antioksidante, çlirojnë një sërë reagimesh në organizëm sidomos për rritjen e imunitetit, uljen e numrit të lipideve, zvogëlimin e kolesterolit në gjakun që qarkullon në organizëm.

Konsumimi i luleshtrydheve dhe aq më tepër i lëngut të luleshtrydheve që ofron më shumë sasi të produktit të konsumuar redukton fuqishëm nivelet e larta të kolesterolit të keq.

Funksionet e lëngut përfshijnë uljen e prekshmërisë nga sëmundja e diabetit të tipit 2 dhe një mbrojtje shumë herë më të madhe nga sëmundjet e zemrës. Kjo pije e kuqe është dashuri më vete, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit.

Në përbërës i veçantë kimik i quajtur fisetin ndihmon të luftojë efektet e diabetit në fazat e para të tij, ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjen e Alzhaimerit tek të moshuarit.

Luleshtrydhja i bën mirë zemrës. Ajo përmban folat, vitaminë C dhe fibër. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrit nivelin e kaliumit në gjak e rrjedhimisht mban tensionin e gjakut nën kontroll.

Duke qenë se kjo periudhë është koha më e duhur e vitit për të përfituar nga luleshtrydhet, nuk duhet ta humbni këtë rast.

Ju do të merrni një shije magjike, ndërsa organizmi do të përfitojë vlera unike mirëbërëse

Exit mobile version