Në Graçanicë, një punëtor është lënduar në vendin e punës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar (punëtor) ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që i njëjti është lënduar në vendin e tij të punës, në një fabrikë private. Njësitë përkatës janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews