Një punëtor i një fabrike në Suharekë është lënduar në vendin e punës. Policia e Kosovës njofton se punonjësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spital.
“Viktima mashkull kosovar punëtor i një fabrike deri sa ishte në orar të punës, nga pakujdesia duke ecur mbrapa, rrëshqet dhe bie në një hendek në lartësi rreth një metër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor ne QKMF Suharekë dhe me pas është dërguar në Spital”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews