Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Banjë, të Malishevës.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, bëhet e ditur në njoftim.
‘Fsh. Banjë, Malishevë 16.08.2022 – 14:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.