Dje një person është lënduar në vendin e punës në Ferizaj. Policia njofton se ai është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, rasti vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e Policisë./UBTNews