Mbrëmë rreth orës 21:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Pejë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një nga ngasësit.
Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur nga vozitja e pakujdesshme.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga vozitja e pakujdesshme dhe si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një nga ngasësit i cili pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raport./UBTNews