Të paktën 36 persona janë plagosur, 11 prej janë në gjendje të rëndë, pasi një fluturim i Hawaui Airlines nga Phoenix në Honolulu të Hawait u godit nga turbulenca të forta.
Incidenti ndodhi pak para se të ulej avioni të dielën me 278 pasagjerë dhe dhjetë anëtarë të ekuipazhit.
20 persona u dërguan në spitalet lokale me lëndime që varionin nga plagë, mavijosje dhe humbje të vetëdijes deri te lëndimet në kokë.
Në momentin e turbulencës në atë zonë u raportua për stuhi. Fluturimi HA35 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye në 10:50 me orë lokale të dielën.
Në një deklaratë, kompania Hawaiian Airlines tha: “Kujdes mjekësor iu ofrua disa pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit në aeroport për lëndime të lehta, ndërsa disa u transportuan me shpejtësi në spitalet lokale për kujdes të mëtejshëm.”
Nga 20 personat e dërguar në spital, 17 ishin pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.
Mes tyre është një foshnje 14-muajshe dhe një adoleshente. Linja ajrore tha se po kryente një “hetim të plotë” të avionit, përpara se të kthehej në shërbim, shkruan BBC.