UBT News

Lëndohen 12 minatorë në Trepçë

12 minatorë të Trepçës janë lënduar si pasojë e një incidenti në minierë, ku ka pasur rrjedhje kimike të adicit sulfurik. Dy nga ta kanë pësuar lëndime serioze të syve, ndërsa dhjetë të tjerë po trajtohen në repartin e Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.

“Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë. Prej tyre, dy kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë. Ndërsa 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Spitalit./UBTNews/

Exit mobile version