Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema i realizoi dy gola dhe e dhuroi një asist në fitoren e skuadrës madrilene me rezultat 3:0 ndaj Majorka-s. Por tani sulmuesi francez po i brengos “Los Blancos”, pasi që lëndoi kyçin e këmbës gjatë lojës, ndërsa krahas tij u lëndua edhe Rodrigo.
Në fakt, Benzema e lëndoi nyjën e këmbës së majtë pasi e shënoi golin e tretë për ekipin me kokë, me ç’rast e kërkoi edhe zëvendësimin. Me këtë rast, veterani i sulmit e rrezikon prezencën në “El Clasicon” e së dielës ndaj Barcelonës. Mbetet të shihet sot gjatë ditës se cili do të jetë rezultati, pas ekzaminimeve që do t’i bëjë stafi mjekësor pas kontrolleve që do t’ia bëjë lojtarit.
Për Realin do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të mundë të llogarisë në lojtarin e tij kryesor. Ndërkohë, Reali e bëri një hap të madh drejt titullit të kampionit pasi tash i ka 10 pikë më shumë se përcjellësi kryesor, Sevilja.