UBT News

​Lëndimet gjatë skijimit, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u ofron ndihmë qytetarëve

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se e ekipet e tyre dje gjatë ditës u kanë dalë në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar lëndime gjatë skijimit në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Në llogarinë e saj në Facebook, Shoqata tha se ata kanë ofruar ndihmë në gjashtë raste, me tetë të lënduar, ku përfshiheshin thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit apo alkoolit të tepruar.

Në fund, ata u uruan shërim të shpejtë të lënduarve.

Exit mobile version