Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri.
Mediat shqiptare bëjnë të ditur se dridhjet e tokës janë ndjerë në Librazhd dhe Elbasan.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Mirakë të qarkut të Elbasanit.
Lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 3.6, ndërsa thellësia ka qenë vetëm dy kilometra.