UBT News

Lëkundje tërmeti në Kroaci, ndihet edhe në Bosnjë

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën pranë Sisak në Kroaci, raportoi EMSC.

Fillimisht u raportua se zona u godit nga një tërmet me magnitudë 4.5 ballë, por vlerësimi u ul në 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti u ndje në orën 12:52 pasdite dhe epiqendra ishte nëntë kilometra në verilindje të Sisakut.

Një pjesë e Sisakut ka mbetur pa energji elektrike dhe tërmeti është ndjerë edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Exit mobile version