UBT News

Lëkundje tërmeti në Itali, qytetarët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 4.4 goditi fushat e Phlegraean në Itali herët këtë mëngjes dhe u ndje edhe në Napoli.

Tërmeti u ndje në Napoli rreth orës 1:25 të mëngjesit, raportoi ANSA.

Në vendbanimin Banjoli është shembur një tavan në një shtëpi, nga e cila është nxjerrë një person dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Shumë qytetarë lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Tërmeti i parë u pasua nga 2 lëkundje të tjera me të lehta në të njëjtën epiqendër në Fushat Flegraean.

Exit mobile version