UBT News

Lekaj: Rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u shpreh se rrugët e Kosovës janë bërë ‘rrugë të vdekjes’.

Teksa ka shprehur kritika për Ministrinë e Infrastrukturës sa i takon punimeve në disa rrugë të vendit, ai tha se rruga Dollc-Gjakovë është ‘turpi i turpit’ të kësaj ministrie.

Më shqetësuese është sot se rrugët e Kosovës janë bërë rrugë të vdekjes. Po e marrim rrugën për Gjilan nuk di se çka thotë ministri, Liburn Aliu, zëvendësministri, Durmishi dhe si mund të dalin dhe të krenohen për punën e tyre kur rrugët tona po marrin jetëra, nuk ka sinjalizim nuk ka përfundim të asaj rruge dhe është mjerim i punës së ministrisë përkatëse. Është turpi i trupave i kësaj ministrie se si ka mund me i lënë qytetarët e Gjakovës në atë gjendje, më besoni që pas 1 muaji që e kanë bërë shtresën e parë ejani të shkojmë ta vizitojmë në çfarë gjendje të mjerueshme e kanë lënë“, theksoi ai.

Deputeti, Lekaj tha se pas katër vjetëve të qeverisjes, Qeveria Kurti do të kujtohet për mos punë dhe mashtrim.

Pas 4 vjetëve kjo qeveri do të kujtohet për mos punë, për mashtrim e sidomos për ata që na ka larguar edhe me veprimet e tyre e ka ofruar shumë më tepër dhe e ka bërë më miqësore Serbinë për faktorin ndërkombëtarë dhe ne kemi sanksione nga veprimet e këtyre dhe sot mund të krenohen dhe mund të dalin të thotë se në raportin e progresin kemi përparim. Jeni mashtruar kështu dhe kështu do të vazhdoni, por iu kanë mbetur edhe dy muaj”, u shpreh ai.

Exit mobile version