Pozita po tenton kapjen e shtetit, kështu tha deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, raporton Ekonomia Online.
Këtë e tha pasi mediat nuk u lejuan të qëndrojnë gjatë raportimit të bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti.
Tutje ai e quan sistem komunist qasjen e tyre në kuadër të këtij komisioni.
“Ka kapje të shtetit dhe proklamim, e patë edhe ju sot që u përjashtuan mediat, dhe kjo është e papranueshme për neve sepse nuk pat diçka sensitive që të përjashtohen mediat, dhe që unë lirisht mund ta quaj sistem komunist”, tha Lekaj.