Në mbledhjen e fundit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, pos tjerash shqyrtoi edhe rrethanat lehtësuese lidhur me pandeminë COVID-19 të miratuara nga qeveria.
Pas analizës së masave të reja nga Qeveria e Kosovës, BIK-u ka vendosur që të lejohet mbajtja e ceremonive fetare: mësim-besimin, varrimet, ngushëllimet – të pamet, qelimet dhe ceremonitë e tjera përcjellëse.
“Të gjitha këto aktivitete dhe ceremoni fetare i nënshtrohen masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së si dhe protokolleve të OBSH-së lidhur me pandeminë COVID 19.”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./UBTNews