UBT News

“Leja e vaksinës” hyn në fuqi në Francë

Sot në Francë hyn në fuqi një “leje vaksine” e re, e cila së fundi ka qenë një temë mjaftë e diskutueshme, transmeton UBT News.

Leja do t’u lejojë atyre që janë shëruar së fundmi nga COVID ose që janë të vaksinuar plotësisht (dhe mbi moshën 16 vjeç) të kenë akses në bare, restorante, transport ndër-rajonal dhe hapësira të tjera publike.

Kjo zëvendëson “lejen shëndetësore” të vendit që nënkupton se ata që rezultojnë negativë për sëmundjen nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në vende të tilla.

Futja e lejes së re është një përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit në Francë. Në fillim të këtij muaji, presidenti Macron shkaktoi polemika duke thënë për të pavaksinuarit “Unë me të vërtetë dua t’i zemëroj ata dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – deri në fund”, deklarata këto për gazetën Le Parisien.

Ligji u miratua javën e kaluar pas debateve intensive parlamentare.

Gati 78% e popullsisë së Francës është plotësisht e vaksinuar dhe 49% kanë marrë një vaksinë përforcuese./UBTNews/

Exit mobile version