UBT News

Lehtësohen masat antiCOVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat lehtësuese antiCOVID. Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Të dhënat e IKShPK-së kanë filluar gjashtë ditë prej marrjes së masave, ku një rënie është duke u thelluar nga dita në ditë. Efekti i masave fillon të reflektojë rreth një javë pas marrjes së tyre. Kosova po fillon ta kalojë dukshëm më lehtë këtë variant, ndryshe nga vendet tjera. Spitalizimet janë 16 për qind apo 5 herë më të vogla sesa valëve tjera”, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka thënë se edhe vdekshmëria në Kosovë është më e ulët krahasuar me vendet tjera për kokë banori.

“Në bazë të rekomandimit, Qeveria sapo ka miratuar propozimin e MSH-së për përditësim të masave. Duhet të theksojmë se nuk jemi në gjendje të relaksohemi në tërësi”, ka thënë Kurti.

Orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00. Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina. Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Do të lejohet hapja e fitneseve. Hiqet obligimi i mbajtjes së masave në ambiente të hapura, ndërsa mbetet obligative në të mbyllura.

Exit mobile version