Dhimbja në këmbë ose kyçin e këmbës është një ndër ndjenjat më të sikletshme, por të pasurit këmbë të forta ndihmon në zbutjen e dhimbjes dhe në përmirësimin e shëndetit dhe fleksibilitetit të këmbëve.
Ekzistojnë disa ushtrime të cilat ju ndihmojnë të forconi muskujt e këmbëve e që ofrojnë shumë stabilitet.
Ushtrime për fleksibilitet dhe lëvizshmëri, tërhiqni gishtin e madh, ushtrimi ka tre faza, është krijuar për të lehtësuar dhimbjen e gishtave të këmbëve nga veshja e këpucëve të ngushta.
Për të bërë këtë ushtrim:
Uluni drejt në një karrige, me këmbët në tokë, vendoseni këmbën e majtë mbi kofshën e djathtë e duke përdorur duart, shtrini gishtin e madh lart, poshtë dhe anash. Mbani gishtin në çdo pozicion për 5 sekonda, përsëriteni këtë 10 herë para se të kaloni në këmbën tjetër.
Ushtrim për rritjen e forcës së këmbëve, mbledhja e gishtërinjve.
Për të bërë këtë ushtrim:
Uluni drejt në karrige, me këmbët të mbështetura në tokë, vendosni peshqirin në dysheme dhe sipër tij një nga këmbët, kapni me gishtërinj peshqirin dhe ta tërhiqeni drejt vetes, përsëriteni këtë ushtrim pesë herë para se të vazhdoni me këmbën tjetër.
Ushtrim për largimin e dhimbjes, rrotulloni me shputë një top tenisi, rrotullimi i topit të tenisi nën këmbë ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve me harkun e shputës së këmbës.
Për të bërë këtë ushtrim:
Uluni drejt në një karrige, me këmbët të mbështetura në dysheme, vendosni një top tenisi në dysheme pranë këmbëve, vendoseni njërën këmbë mbi top dhe lëvizeni para mbrapa, duke e shtypur e ushtruar pak forcë. Topi duhet të masazhojë pjesën e poshtme të këmbës.
Vazhdoni për 2 minuta dhe më pas përsëriteni edhe me këmbën tjetër, një shishe me ujë të ngrirë është alternativë qetësuese nëse nuk keni top të përshtatshëm.
Këshilla për shëndetin dhe sigurinë e këmbëve:
Krijoni një rutinë nxemje përpara se të ushtroheni;
Vishni këpucë të rehatshme për aktivitetet dhe sportet e përditshme;
Zëvendësoni këpucët e konsumuara sa më shpesh të jetë e mundur;
Ndërtoni ngadalë forcën dhe fleksibilitetin për këmbët dhe kyçet;
Shmangni sipërfaqet e pabarabarta, veçanërisht kur vraponi. Mundohuni të mos vraponi shumë shpesh në pjertësi të mëdha;
Dëgjoni trupin. Mos e teproni me aktivitetet;
Parandaloni çdo dëmtim duke pushuar dhe duke kërkuar trajtimin e duhur. /UBT News/