Kompania më e madhe e lodrave në botë “LEGO”, i ka shpërblyer 20 mijë punëtorët e vet me tre ditë pushim shtesë dhe bonuese. Kjo për shkak të rritjes masive të fitimit prej 140 përqind.
Ky vit ishte i jashtëzakonshëm dhe pronarët deshën që ta shpërblenin kontributin e punëtorëve për këtë sukses, u shpreh një zëdhënës i kompanisë.
Punëtorët do të pranojnë bonuset në muajin prill të vitit të ardhshëm.
Kompania raportoi fitim 140 për qind rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Suksesit i ka paraprirë edhe hapja e 60 dyqane të reja./UBTNews/