UBT News

Lego me fabrikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Lego po planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard në ndërtimin e fabrikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania njoftoi të mërkurën planet për një fabrikë 1.7 milion metra katrorë në Virxhinia, e cila do të punësojë afërsisht 1 mijë e 800 njerëz pasi të përfundojë në vitin 2025. Do të jetë fabrika e shtatë globale e kompanisë daneze dhe e dyta në Amerikën e Veriut – tjetra ndodhet në Monterrey, Meksikë.

Më parë Lego kishte një fabrikë amerikane në Konektikat, por ai objekt u mbyll në vitin 2006 sepse kompania tha se fëmijëve po u pëlqen të luajnë me lojëra elektronike.

Rrethanat kanë ndryshuar: Ashtu si prodhuesit e tjerë të lodrave, Lego është në mes të një bumi të shkaktuar nga pandemia, ndërsa familjet po kërkojnë argëtim në shtëpi. Shitjet e tij u rritën me 27% vitin e kaluar, të nxitura nga hapjet e dyqaneve të reja në Kinë dhe klientët u rikthyen në dyqane. Nga kompania thonë se kanë tejkaluar industrinë e lodrave në të gjitha tregjet kryesore gjatë vitit, kur shitjet e tullave të saj plastike arritën në më shumë se 8 miliardë dollarë.

Ndërtimi i një fabrike në ShBA e ndihmon gjithashtu kompaninë të përmbushë kërkesën, veçanërisht kur zinxhirët e furnizimit janë të bllokuar dhe kostoja e transportit të mallrave po rritet mes çmimeve rekord të karburantit.

Kompania aktualisht punëson 2 mijë e 600 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka më shumë se 100 dyqane./UBTNews/

Exit mobile version