UBT News

LEGO do të sjellë anijen Titanik!

U bënë mbi 100 vjet prej kur u fundos anija Titanik në Oqeanin Atlantik, duke lënë të vdekur 1 mijë e 500 persona në një nga në një nga fatkeqësitë më të mëdha civile detare në historinë njerëzore.

LEGO tani po sjellë një lodër që bazohet në këtë anije. Kjo anije do të lansohet në muajin nëntor. Anija e asaj kohe ishte më e madhja e ndërtuar ndonjëherë, po ashtu edhe kopja e asaj anije është “seti më i madh zyrtar LEGO i krijuar ndonjëherë”. Kjo anije vjen me 9 mijë e 90 pjesë dhe arrin një gjatësi 135 cm.

Çmimi i anijes lodër është mbi 600 dollarë./UBTNews

Exit mobile version