Lego ka njoftuar se do të ndërtojë një fabrikë në Vietnam pas rritjes së kërkesave për produktet e saj në Azi.
Nga fabrika gjigante thanë se do të investojnë më shumë se 1 miliard dollarë në këtë projekt në qytetin Ho Chi Minh.
Kjo do të jetë fabrika e dytë e kompanisë daneze në Azi pasi kjo kompani ka edhe një fabrikë në Kinë që u hap pesë vite më parë. Firma ka parë rritje dyshifrore në regjion që nga viti 2019.
Prodhimi në fabrikë pritet të fillojë në vitin 2024 dhe pritet të krijojë deri në 4 mijë vende pune gjatë 15 viteve të ardhshme.
Është zhvillimi më i fundit në strategjinë dhjetëvjeçare të Lego-s për ndërtimin e impianteve të prodhimit pranë tregjeve kyçe dhe vjen pasi kompanitë në mbarë botën janë përballur me probleme globale të zinxhirit të furnizimit gjatë pandemisë së koronavirusit./UBTNews