UBT News

“Le të jetë mesazh për botën”: Ukrainasit refuzojnë të lënë luftën të pengojë dashurinë

A Ukrainian Territorial Defence Forces member holds a flower during the wedding ceremony for members of the Ukrainian Territorial Defence Forces Lesia Ivashchenko and Valerii Fylymonov during Russia-Ukraine war at a checkpoint in Kyiv, Ukraine, Sunday, March 6, 2022.(AP Photo/Efrem Lukatsky)

Në një kohë kur netët shohin lagje të tëra të kthyera në rrënoja në Ukrainë, civilë që vdesin në luftë, miliona njerëz që ikin, ata që janë ende në Ukrainë kanë vendosur që nuk do ta lënë luftën të pengojë jetën.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka parë 9,120 dasma në pesë muajt që kur presidenti rus Vladimir Putin nisi atë që ai e quan “operacion special ushtarak”.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2021, Kievi pa 1,110 dasma, sipas një raporti të AFP. “Ne ishim të shokuar, por të vendosur ta kalonim atë. Nuk bëhej fjalë të hiqja dorë. Shtëpia ime u rrënua, por jo jeta jonë”, tha Steinikova, duke folur për AFP.

Daria dhe Vitali e kanë shtyrë për momentin festën e dasmës, sepse askush në qytet nuk është në humor për një të tillë. Megjithatë, pas dasmës, çifti bëri një fotosesion në banesën e bombarduar të Steniukovës. “Ishte një mesazh sfidues për të gjithë botën – duke theksuar se sa të fortë janë ukrainasit. Jemi gati të martohemi edhe me raketa që na fluturojnë mbi kokë”.

“Unë mund të largohesha për në front në çdo moment”, tha 25-vjeçari Vitaliy i cili u martua me 22-vjeçaren Anastasiya. Për Vitaliy-n, martesa në mes të luftës është gjëja më e guximshme që mund të bëhet, sepse “nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas”. Vitaliy dhe Anastasia planifikonin të martoheshin me njëri-tjetrin për gati tre vjet. “Lufta vazhdon. Është më mirë ta bëjmë tani”, tha Vitaliy për AFP.

Historikisht, koha e luftës zakonisht sheh një rritje në angazhimet martesore te të dashuruarit e rinj. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1942, në Shtetet e Bashkuara u regjistruan 1.8 milionë dasma në një periudhë prej 12 muajsh, një rritje prej mbi 80% nga një dekadë më parë.

Dasmat në Ukrainë po zhvillohen mes përshkallëzimit të agresionit rus. Në qytetin e Vinnytsias, Daria Steinikova, një mësuese yoga 32-vjeçare kishte planifikuar martesën e saj me 30-vjeçarin Vitali Zavalniuk për javë të tëra. Por vetëm një ditë para dasmës, Moska goditi me një raketë që shkatërroi qytetin. Njëzet e gjashtë persona vdiqën në sulm./UBTNews/

Exit mobile version