UBT News

“Le të jetë Finlanda mësim për Putinin”

Pas anëtarësimit të Finlandës në NATO, ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace lëshoi një qëndrim duke riafirmuar të drejtat e shteteve sovrane.

“Jam i kënaqur që aplikimi i Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n tani është miratuar dhe e mirëpres anëtarësimin e saj në organizatë”, tha ai.

“Le të jetë Finlanda një mësim për presidentin Putin. Finlanda zgjodhi të bashkohet, bazuar në vullnetin e saj të lirë. Liria për të zgjedhur aleancat e saj si një shtet sovran është një çështje e qytetarëve të saj dhe vetëm e qytetarëve të saj”, deklaroi ai tutje.

Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky uroi Finlandën.

“NATO u bë garanca e vetme efektive e sigurisë në rajon mes agresionit rus. Ne presim që samiti i NATO-s në Vilnius ta sjellë Ukrainën më afër qëllimit tonë euro-atlantik”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version