Kryetarja e Kuvendit Kombëtar (RN), Marine Le Pen, dënoi sot “grushtin e shtetit administrativ” të makronistëve, të cilët sipas deklaratave të saj po vazhdojnë me një valë emërimesh përpara një bashkëjetese të mundshme, veçanërisht në krye të policisë dhe xhandarmërisë kombëtare.
“Duket se presidenti po mendon të emërojë nesër, pra 4 ditë para raundit të dytë, drejtorin e përgjithshëm të policisë kombëtare, që duhet të qëndronte në detyrë deri në përfundimin e Olimpiadës dhe drejtorin e xhandarmërisë kombëtare”, tha Le Pen.
Sipas kreut të RN, “objektivi” i emërimeve të nxituara është të parandalojnë Jordan Bardella të qeverisë vendin siç do të donte ai – nëse RN fiton shumicën në balotazhin legjislativ të dielën.
“Kjo është një formë e grushtit të shtetit administrativ”, tha ajo duke shtuar se shpresonte që e gjithë kjo të mos ishte e vërtetë.
“Për njerëzit që japin mësime mbi demokracinë në të gjithë Tokën, është befasuese t’i shohësh që veprojnë në këtë mënyrë. Në këte rast, ai nuk duhet të shpërndante Parlamentin”, tha La Pen./UBTNews/