Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk ka informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit zgjedhor.
“Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor”, thuhet mes tjerash në njoftimin e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar./UBTNews