UBT News

LDK mbështet PDK-në, shprehet e gatshme për seancë të jashtëzakonshme

Grupi Parlamentar i LDK-së është shprehur i gatshëm që deputetët të ndërprejnë pushimet dhe të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme pas situatës së rënduar me COVID-19.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në një postim në Facebook se numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të të infektuarve, procesi i vaksinimit dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor janë disa nga temat që duhet të diskutohen menjëherë në Kuvend.

Kërkesen e ngjashme e ka pasur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e pa të domosdoshme ndërprerjen e pushimeve dhe kthimin e menjëhershëm të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Exit mobile version