UBT News

LDK: Kurti ka organizuar protesta të dhunshme në Kuvend për Asocacionin, e tash ka pranuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për pranimin e draftit të Asociacionit të propozuar nga BE. Derisa kërkon nga kryeministri, Kurti të vijë dhe të raportojë në Kuvend, ai tha se kjo nuk është normale pasi Kurti kryeministri ka përdorur dhunë brenda e jashtë Kuvendit dhe në fund pranojë që ta themelojë Asociacionin.

“Tash me atë çfarë pamë dje, kryeministri Kurti ka pranuar një draft të statutit të Asociacionit, të paktën kështu deklaroi vet publikisht. Çka ndodhi nga data 24 deri sot kur Asociacioni i cili ishte i papranueshëm u shndërrua i pranueshëm, ky është problemi që ka Kosova. Kryeministri Kurti duhet të vijë dhe të raportojë në Kuvend, para dhe pas bisedimeve, sa takime janë mbajtur deri sot, asnjëherë kryeministri nuk ka raportuar. Ai pranon asociacionin, nuk njofton, çfarë sjellje është kjo, si mund të sillemi sikur çdo gjë është normale, ku kryeministri i cili ka organizuar protesta të dhunshme në këtë kuvend e pranon atë për të cilën kanë shkuar njerëz në burg dhe kanë vdek gjithë. Bile edhe ti kryetar i Kuvendit rrezikon me humb pozitën si deputet nëse vonohesh, por koleget nuk po e mbajnë mend që ke gjuajtur me gaz lotsjellës. Kjo sjellje e kryeministrit është e papranueshme, duhet të vijë të raportojë në Kuvend”, tha Gashi.

Gashi tha se sjellja që po bënë pushteti me bojkot është e papranueshme dhe e paqartë.

“Është e pa qartë edhe ky koment dhe sjellje e pushtetit. Kjo seancë është thirrur me dakordim të plotë me pushtetin, e cila sot mungon këtu. Procedura është gabim, sjellja politike është gabim, dhe kemi një dokument për të cilin supozohet që do duhet ta transpozonin, ta bënin si dokument tonin dhe dukeni qesharak. Por, ka shumë zhvillime të cilat kanë ndodhur këto 48 orët e fundit dhe për të cilat as vendi e as Kuvendi nuk janë të njoftuara se pse dhe si ka ndodhë dhe cilët ishin faktorët. Kemi një sjellje të kryeministrit Kurti që refuzon bisedimin me partnerë ndërkombëtar duke shkaktuar pastaj një efekt reagimi negativ për vendin deri në arritjen e sanksioneve”, tha Gashi.

Exit mobile version