Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar që Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër deri në themelimin e komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit me krizën energjetike dhe shtrenjtimin e energjisë në Kosovë.
Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që seanca e Kuvendit të vazhdojë me pikën e themelimit të komisionit.
“Ne mendojmë që Kuvendi duhet patjetër të themelojë komisionin hetimor parlamentar të kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues dhe nuk ka kurrfarë logjike institucionale, politike dhe as pragmatike që Kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia. Ne mendojmë që Kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër para se të themelohet komisioni hetimor parlamentar. Kërkojmë që të vazhdojë seanca ku kemi mbetur me themelimin e komisionit hetimor parlamentar dhe pastaj në hyjmë në një fazë tjetër të mirëbesimit reciprok dhe tendës së kthimit të normalitetit dhe vendimmarrjes në Kuvend”, ka thënë Gashi.