UBT News

LDK-ja voton sot për kryetarin e ri

Në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e të parit të kësaj partie.

328 delegatë në Kuvendin e sotëm zgjedhor pritet të vendosin për kryetarin e ri të LDK-së. Në garë për të parin e LDK-së janë Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri, ndërsa Anton Quni është tërhequr sot nga gara.

Kryetari i deritanishëm, Isa Mustafa ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e të parit të LDK-së, dhe u largua nga salla ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor. Para mediave, Mustafa tha se kryetari i ri do të drejtojë partinë i pandikuar nga askush.

Dorëheqja e Mustafës u pasua nga rezultati i dobët në zgjedhje. Kandidatët për kryetar të LDK-su u zotuan se do ta kthejnë LDK-në në vendin e parë./UBTNews

Exit mobile version