Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli fitoren në kryeqytet. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Rama do të jetë kryetar i Prishtinës.
“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë. Dua t’i falënderoj qytetarët që kanë treguar kulturë të lartë, t’i falënderoj komisionerët e vëzhguesit. Në basë të dhënave të konfirmuara tash më LDK është fituese e kryeqytetit të Prishtinës. Më lejoni t’i shpall fitoret në Fushë Kosovë, Junik, Dragash, Viti dhe po presim numërimin në komunat e tjera është arritje për LDK dhe për kryeqytetin”, deklaroi ai./UBTNews