Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë krahasimin e çmimeve të vitit 2021 me ato aktuale.
Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja ka bërë krahasimin e disa çmimet e disa artikujve ushqimor, duke thënë se gjithçka është më shtrenjtë me Qeverinë Kurti.
Në postimin e LDK-së, thuhet se çmimi i bukës së bardhë ka qenë 35 cent në vitin 2021, derisa tani është 52 cent.
LDK-ja ka krahasuar edhe çmimin e qumështit, orizit, sheqerit, miellit të grurit dhe druve të zjarrit.