Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë tha se kanë kërkuar që në seancën e radhës të mbahet debat parlamentar për marrëveshjen e Uashingtonit.
Madje ai thotë se presin që në këtë seancë të jetë prezent edhe vet kreu i Qeverisë, Albin Kurti.
“LDK-ja ka kërkuar që në seancën e radhës që është vendosur për javën e ardhshme të jetë një debat parlamentar lidhur me Marrëveshjen e arritur në Washington. Ne kërkojmë të dijmë veprimet që ka marrë Qeveria ndaj kësaj marrëveshje dhe cilat janë mosveprimet dhe shkaqet pse nuk janë marrë. Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje që është në favor të Kosovës dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Kjo marrëveshje është prioritet i saj dhe duhet të respektohet. E kemi të paqartë se cilat janë qëndrime dhe veprimet ndaj kësaj marrëveshje. Presim që prezent të jetë Albin Kurti që të diskutohen për qëndrimet e Qeverisë aktuale”, deklaroi Gashi.
I pyetur për vendimin për shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe shkarkimet tjera, Gashi ka thënë se janë vendime dhe veprime të gabuar në kundërshtim me ligjin dhe janë antikushtetuese.