UBT News

LDK-ja gjobitet sërish për shkelje të masave antiCOVID

Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar për të dytën herë për shkelje të masave antiCOVID.

Inspektori i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri njofton se LDK-ja është dënuar me 2 mijë euro. Tahiri ka thënë se me gjoba të tilla do të vazhdohet sa herë që shkelen rregullat.

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi.Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Askush mbi ligjin! Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me…

Posted by Adonis Tahiri on Wednesday, January 20, 2021

Exit mobile version