UBT News

LDK-ja do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit

Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet presidenti i vendit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me deputetët e kësaj partie.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, ka deklaruar Abdixhiku në një konferencë për media./UBTNews

Exit mobile version