UBT News

LDK garon me tri gra për kryetare

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale do të kandidojë me kri gra për kryetare të komunave. Kjo parti edhe zyrtarisht i është drejtuar KQZ-së në ditën e fundit, për certifikim të kandidatëve për kryetar dhe kuvende komunale.

Sibel Halimi, kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, tha se për herë të parë garojnë me tri gra për kryetare dhe se në lista ka emra të rinj.

“LDK ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar në nivel komune dhe për herë të parë kemi kandidate tri gra për kryetare. Ky është një lajm i kirë dhe kemi përfshirje të reja në listat e asamblistëve”, deklaroi ai.

Ndërsa Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, e që pretendon edhe një mandat tha se në Han të Elezit e Skenderaj nuk do të garojnë për kryetar, por vetëm për asamble.

Exit mobile version