UBT News

LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Martin Berishajt për dëshmi të rreme në Komisionin Hetimor

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim jo të saktë në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, njëherësh kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se Berishaj ka qenë i informuar për pasojat ligjore që mund t’i ketë një person nëse jep deklaratë të rreme.

“Dorëzuam në Prokurorinë Speciale të Kosovës një kallëzim penal rreth dëshmisë jo të sakte dhe jo të vërtete që ambasadori Martin Berishaj ka bërë para këtij komisioni me datën 17 nëntor kur është intervistuar në Komisionin Hetimor. Me qëllim që të mbrojmë ne dinjitetin e Kuvendit të Kosovës, të mbrojmë dinjitetin e kësaj Republike, ne nuk mund të tolerojmë situata ku vjen një ambasador dhe gënjen para Komisionit. Nuk i thotë të vërtetat përkundër se është i informuar paraprakisht për pasojat ligjore dhe penale që mund t’i ketë. Ne u nisëm nga ky fakt dhe dorëzuam kallëzimin penal, tani mbetët në dorën e Prokurorisë dhe prokurorëve t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Ne i kemi ofruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe tash presim që të zbardhet e vërteta që besoj që do të ishte në interes jo vetëm të neve si deputet po mendoj që zbardhja e të vërtetës e gjithë aktivitetit të ambasadorit Berishajt do të ishte një ndër i madh që duhet ti bënim dhe do ti bëhet besoj vendit tonë Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version