Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, akuzuan mazhorancën për bllokim të jetës parlamentare, pasi sipas tyre nuk ia vazhduan mandatin edhe për tre muaj komisionit hetimor për rezervat shtetërore.
Krahas kësaj, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri njoftuan se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të javën e ardhshme, ku pritet të diakutohet për tri vjet punë të qeverisë Kurti.