Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kryetarin e degës në Podujevë, Ekrem Hyseni dhe strukturat e degës kanë bërë homazhe pranë varrit të Xhemal Mustafës, në 23-vjetorin e vrasjes së tij. Abdixhiku e cilësoi Xhemail Mustafën ikonë të lëvizjes politike të viteve të 90-ta.
‘’Xhemail Mustafa ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira të Kosovës, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova e këshilltar politik, atdhetar, profil shumë dimensional i shkrimtarit, publicistit e gazetarit. Roli e po ashtu edhe kontributi i tij në rrugën për liri dhe pavarësi është i paharrueshëm për LDK-në dhe historinë e Kosovës. Vrasja e Xhemail Mustafës vazhdon të mbetet ende goditje e rëndë për familjen, Lidhjen Demokratike dhe demokracinë e Kosovës”, ka theksuar Abdixhiku.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari për zbardhjen e vrasjes së Xhemail Mustafës, por edhe bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i përhershëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.