Kreu i UNRWA-së, Philippe Lazzarini tha se “shumë” anëtarë të stafit po vriten në Gaza mes të një “breshërie dezinformimi dhe keqinformimi” që i portretizon ata si operativë të grupeve të armatosura, përfshirë Hamasin.
“Pretendime të tilla të tmerrshme, të bëra publikisht, nuk mbështeten me prova dhe janë të rrezikshme”, shkroi Lazzarini në X. “Disa kolegë na thanë se nuk ndjehen më të sigurt për të veshur jelekun e UNRWA-së”.
Sipas tij, pretendimet po “krijojnë një shpërqendrim nga mizoritë e kësaj lufte”, dehumanizuan punëtorët humanitarë dhe përpiqeshin të justifikonin vdekjet e tyre dhe minonin ofruesin më të madh të ndihmës në Gaza./UBTNews/